PRISHTINE- Deputeti i Kosovës, Fisnik Ismaili, ka kujtuar kohën kur ai “flirtonte” në Viber me yllin me famë botërore, Kim Kardashian. Përfaqësuesi i lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës është një nga politikanët më aktivë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Edhe pse është një nga personat më kritik për gjendjen aktuale të vendit, atij nuk i mungon humori, të cilin e ka pasur edhe para se të bëhet deputet. Fisniku ka rikthyer nga arkivi një postim të tij në Facebook të bërë një vit më parë, ku shfaqej një “bisedë intime” e tij me yllin televiziv Kim Kardashian.

Kjo në fakt ishte një bisedë e imagjinuar e tij dhe e montuar sikur të ishte bërë përmes aplikacionit telefonik Viber, sa për të treguar se sa lehtë mund “të kapet” një bombë si Kimi. Shakaja e tij u postua në kohën kur në media dolën disa “skandale” të shkëmbimit të mesazheve në mes të ministrit të brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, dhe këngëtares shqiptare Bleona Qereti. Në ato “biseda”, ministri kërkonte “frutin” e Bleonës. Ja çfarë thoshte Fisniku për “bostanat” e Kimit…

“Fisnik Ismaili: Në vazhdën e përgjimeve SHUMË të besueshme që po shpërndahen nëpër portale, s’ka me shkue gjatë edhe me u publikue ky shkëmbim i imi me Kim Kardashianin, kështu që po e publikoj unë i pari. Marre duhet me iu ardhë plot do gazetarëve, që e quejnë veten ashtu”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: