Drejtoresha e Instituti të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se nuk ka një datë fikse se kur mund të ikë rreziku nga COVID-19, i cili ka shkaktuar deri më tani 16 viktima.

Në një lidhje skype Fico tha se rënia e infeksionit matet me përllogaritje nëse R.O është nën 1.

“Gjithmonë normalitetit matjet me rënien e infeksionit, të R.O nën 1. Atëherë do themi se jemi të sigurt. Në Shqipëri, për çdo fatalitet, kemi 4.5 persona të shëruar. Këtu në ISHP po vinë përgjigjet e ritestimeve që janë pozitive. Nga një anë rastet pozitive janë stacionare, ritestimet po vijnë gjithmonë e më shumë negative, pra ai lajmi i mirë. S’po kemi një ngritje të rasteve pozitive, por kemi negativizime.

Kam këtu përpara, dhe kam shumë gjëra për të mbyllur, një seri dokumentesh, që kanë grafik. Një gjë që na ka bërë COVID na ka prerë mundësinë që të vijmë këtu. Nuk kemi një datë të saktë, ajo që na intereson më shumë është që të gjithë ata njerëz të shërohen. S’ka një datë fikse, dhe s’do ta bëjë sa të jem këtu.”, tha Fico.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: