Kryeministri Edi Rama vijon me interaktivitetin e tij në rrjetin social Facebook, ku i kthen përgjigje komenteve të qytetarve.

Në postimin për “Kantieret e Rilindjes Urbane në bashkinë e Dibrës”, një qytetar e pyet për ndërtimin e një rruge në qytetin e Vlorës.

“Po kte rrugen e lumit te vlores kur do ta mbarosh zoti rama apo do besh nje her rrugen e arberit ate le ta bej saliu se ai e filloi ti mbarona kte rrugen e lumit te vlores asfltoje te pakten gjysmen se ke len ne mes,” shkruan ai.

Por kreu i qeverisë, duket që pasi e ka parë mirë profilin e personazhit që i shkruan, i përgjigjet me ironi.

“Jani bej pak fizkulture vella se qenke renduar qamet dhe mos u merr me rrugen e lumit se ate e kam merak vete, do mbaroje kur ka afatin!,” është përgjigjja e kryeministrit Rama.

asdg

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb