Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në “News 24”.

I pyetur nga moderatorja nëse ka shpresa qe këtë javë të fillojë kampionati, Kokëdhima u shpreh:

”Njerëzit e matematikës thonë se shtrimi i drejtë i problemit përmban gjysmën e zgjedhjes. Ky bojkot ka ndihmuar për zgjidhjen e problemit. Kërkesa e Ligës profesioniste është që të gjithë aktorët të ndërgjegjësohen dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk mendoj se kjo javë do t’i japë fund bojkotit.

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë që të ndërpritet bojkoti. Qeveria këtë javë mund të ketë lexuar letrat që i kemi dërguar ne, nuk ka ndodhur gjë tjetër. Nuk kemi çfarë të zbusim ne, jemi të qetë dhe të urtë. Kërkesat janë të qarta. Teoria e Fidelit është e njohur, nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Ai e vetmja gjë që ka kërkuar është t’i jepet fund bojkoti. Fideli nuk ka asnjë fuqi dhe kompetencë. Këto janë çështje që i përkasin qeverisë. Nuk është Liga që mungon në diskutime. Nuk e kuptoj pse qeveria, që i cilëson kërkesat e Ligës të drejta, ka nevojë që ta shikojë zgjidhjen te Liga.

 

Të gjitha klubet janë në të njëjtën qëndrim, çdo vendimmarrje ka qenë unanime. Pa një zgjidhje, një marrëveshje të qartë, nuk do të ketë rifillim të kampionatit. I kemi diskutuar të 3 skenarët. Nuk ka asnjë qëndrim ndryshe. Klubi i Kukësit është tërësisht loajal, pro bojkotit të vendosur nga Liga”, u shpreh Kokëdhima.”- tha Kokedhima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb