Evolucioni i përhapjesë së virusit Covid-19 ka detyruar Ligat dhe Federatat në Europë të rivlerësojnë bashkë me autoritetet sanitare dhe qeveritë planet për rikthimin e futbollit. Të ndyshme janë afatet kohore dhe protokollet që pritet të ndiqen deri në përfundimin e sezonit sipas udhëzimit të UEFA-s. Bundesliga është e para që do të zbresë në fushë. Federata gjermane ka njoftuar nisjen e ndeshjeve më 9 maj.

30488
30488

Kjo datë mund të shtyhet në rastin më të keq me vetëm katër ditë në pritje të vendimit zyrtar që do të marrë qeveria në vend. Skuadrat gjermane stërviten prej javësh, çka do të thotë se janë gati të rinisin kampionatin për nëntë javët e mbetura. Më komplekse është situata me Serie A në Itali dhe La Liga në Spanjë.

Italy: Ss Lazio Torino Fc
Italy: Ss Lazio Torino Fc

Federata Italiane e Futbollit kërkon sipas planit që i është dorëzuar qeverisë të rifillojë kampionatin në mes të muajit qershor, ndërsa skuadrat të nisin stërvitjet në mesin e majit. Në termat kohorë, i njëjtë është edhe plani i La Liga, por që orët e fundit është frenuar nga qeveria spanjolle, e cila ka refuzuar pretendimin që të gjithë futbollistët t’I nënshtrohen testit me tampon.

La0liga 200401 Logo G1050
La0liga 200401 Logo G1050

Po ashtu, drejtuesit e futbollit iberik përballen edhe me vetë dyshimet e lojtarëve, ende të pabindur se mund të luajnë në siguri të plotë. Me nëntë javë për t’u luajtur, dita e parë e majit do të jetë vendimtare për Premier League. Në këtë datë është vendosur takimi i radhës i klubeve, që në shumicë kërkojnë rikthimin në fushë.

5e81b83b2ff83913880a9a05
5e81b83b2ff83913880a9a05

Sipas projektimit aktual, skuadrat duhet të nisin stërvitjen më 18 maj dhe kampionatin në mes të qershorit, për ta mbyllur atë në fillim të gushtit. Kaotike është situata në Francë, ku ende nuk ka një plan konkret. Propozimet janë të shumta, por mungesa e një protokolli sanitar të saktë dhe refuzimin e lojtarëve mbi mundësinë e një kalendari të ngjeshur, rikthimi në fushë i Ligue 1 mund të jetë më I vonë se ai i Ligave të tjera.

96983b6284ce74437be158e23b0b752d8e3b2f9b
96983b6284ce74437be158e23b0b752d8e3b2f9b

Ndërkohë, disa Federata Europiane kanë zgjedhur rrugën e thjeshtë, duke mbyllur përpara kohe sezonin. Skocia e ka vendosur, ashtu si Belgjika që pret vetëm votimin në Asamble, ndërsa edhe Holanda me siguri po shkon drejt kësaj rruge.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb