TIRANË

Politika nuk është debati i vetëm që përlas krerët e partive kryesore në vend. Kryeministri Rama është parë të jetë shumë i vendshmë në fjalimet e kundërshtarëve politike, duke mos lënë t’i shpëtojë gafë apo lapsus prej tyre.

Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhin, e cila në një deklaratë për mediat fliste për shifra aritmetike për projektin tek “Unaza e Re”.

“Ai momenti kur Doktorresha i’a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)??”, shkruan Rama në postin e shpërndarë në rrjetin social “Instagram”.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi  i kryetares së LSI-së, e cila shkruan se  memet e postuara në rrjet  nga Rama janë bajate dhe që bëjnë për  të qeshur vetëm oborrin e vet. Por në postimin e tij, kryeministri duket se ‘ka rënë’ vetë në grackë, pasi në postimin bashkëngjitur videos, fjalën konkurent nuk e ka shkruar si duhet, gabim që nuk i ka shpëtuar Kryemadhit.

 

View this post on Instagram

 

Ai momenti kur Doktorresha i’a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)???

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë…P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd.”, shkruan Kryemadhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb