TIRANE

Këngëtarja e njohur Valbona Mema e cila prej disa javësh është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania ka rrëfyer gjatë rrugëtimit të saj një moment të rëndësishëm në jetën e saj, momentin e ardhjes në jetë të së bijës.

Ajo është shprehur se e bija ka ardhur në jetë teksa këngëtarja ishte në muajin e tetë të shtatzanisë. Këngëtarja ka qenë në skenë në një koncert në Prishtinë në momentin kur i kanë plasur ujërat dhe i është dashur të vijojë performancën edhe për disa momente për të mos rënë në sy të publikut.

“Lindja e vajzës time është libër. Kisha ngelur pa dashur shtatzënë nuk e dija. Isha shumë e re dhe e frikësuar. Kisha shumë frikë nga jeta se u përballa me shumë gjëra. Unë mora rrugën për në Prishtinë për një koncert dhe sakrifikova veten time duke qenë në muajin e tetë.

E shikoja në momentin që dola në skenë më plasën ujërat. Dhe e vazhdova këngën edhe pse isha veshur me rroba të gjera. Shkova në maternitet. Isha e trembur. Thashë po humbja fëmijën. Kam ndenjur gati 24 orë. Pastaj më vjen në dhomë një doktor dhe më tha do të ndihmoj unë tani”, është shprehur ajo.

Artistja e muzikës popullore tregoi peripecitë që i është dashur të kalojë për të rritur fëmijët, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit me të cilin e bija ishte shumë e lidhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: