Momenti kur hyni në fazën e pubertetit, shumica e prindërve fillojnë të mendojnë për të ardhmen tuaj. Jeta kryesisht “qeveriset” nga arritjet e mëdha si diplomimi, gjetja e punës dhe martesa.
Sapo të kaloni moshën 20-vjeçare, martesa bëhet ndër gjërat më të rëndësishme të cilat duhet t’i arrini, e kjo është e rëndësishme veçanërisht për prindërit dhe familjen.

Sidoqoftë, është temë e debatueshme nëse njerëzit duhet të martohen para ose pas një moshe të caktuar.

Në uebsajtin “Quora” ku personat bëjnë pyetje dhe japin përgjigje, shumë përdorues tregojnë se nuk duhet të ketë kufizim moshe për martesë dhe martesa duhet të bëhet vetëm atëherë kur e takoni “të duhurin”.

“Martesa është diçka që nuk ka ‘kohë të duhur’, por është diçka për të cilën duhet të pritni derisa të keni një lidhje të mirë”, këshillon njëri nga përdoruesit e këtij ueb sajti.

Sidoqoftë, mendime të ndryshme kanë dhënë shumë përdorues tjerë. Një mashkull ka thënë se një person duhet të martohet kur është në moshë të re ose pasi të ketë arritur diçka në jetë, shkruan ‘telegrafi’.

Këto janë disa nga mendimet e tyre:

Martohuni kur jeni ende të rinj
Një përdorues ka thënë se duhet të martoheni pas diplomimit, ose para moshës 30-vjeçare. Kështu do të jeni ende të rinj dhe do të keni kohë ta shijoni jetën martesore, si dhe të rriteni si person në atë lidhje të re.

Duhet të martoheni pasi të filloni të keni të ardhura
Është shumë e rëndësishme të keni të ardhura para se të martoheni, e veçanërisht për gratë pasi që nuk e dini se çfarë sjell jeta.

Martohuni kur ndjeheni se jeni bërë të suksesshëm
Për shumë kjo ndodhë pasi ta keni shkelur moshën 30-vjeçare. Sidoqoftë, nëse veç keni qenë në lidhje para se kjo të ndodhte, atëherë mund të martoheni edhe pak para moshës 30-vjeçare.

Martohuni kur e gjeni personin me të cilin dëshironi të keni fëmijë
Një përdorues tjetër ka sugjeruar se duhet të martoheni pasi ta keni gjetur personin me të cilin dëshironi të krijoni fëmijë apo familje. Martesa është rreth familjes!

Nuk ka moshë të kufizuar për martesë
“Nuk mendoj se ka ‘moshë të duhur’ për martesë, por është e rëndësishme pjekuria e dy njerëzve të cilët janë duke u martuar”, tregon një person. Veç kësaj, pjekuria nuk ka të bëjë asgjë me pjekurinë e një personi. Koha më e mirë për t’u martuar është kur që të dy jeni të gatshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: