“Tahiri i plotëson kushtet për dënim alternativ”, kështu u shpreh avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia.
Në një komunikim për mediat avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia tha se janë shqyrtuar të gjitha kushtet, ndërsa sqaroi se bashkëshortja e Tahirit vuan nga një sëmundje dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët.
“Është dënuar për shpërdorim detyre dhe me ndryshimet e reja që mund ti bëjnë kodit penal të hiqet fare. Paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore, dhe e treta është ti ketë ngelur më pak se dy vite. Dhe ka dy fëmijë në ngarkim dhe një tjetër fakt është se duhet të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast bashkëshortja e Tahirit vuan nga sëmundje që është në pamundësi për t’i shërbyer fëmijëve.
Në këto kushte gjykata i ka shqyrtuar në pesë muaj që është paraqitur kërkesa dhe dha vendimin e sotëm. Kushte janë për plotësim nevoja familjare për arsimin, kujdes shëndetësor ndaj bashkëshortes që vetë gjykata i ka lanë në shërbim prove në Tiranë. Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt që do të jetë nëse do t’i duhet të lëvizë bashkëshorten jashtë shtetit. Çështja është shumë e thjeshtë dhe është evidentimi i pesë kushteve që unë citova dhe duke konkluduar të gjithë raportin e mjekësisë ligjore, arritën në këtë rezultat”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)