TIRANE

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut ka nisur këtë të hënë në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Artistë, kineastë, shkrimtarë dhe diplomatë morën pjesën në ceremoni, që ju ofroi skenën artistëve me aftësi ndryshe nga Shkodra

Duke prezantuar temën e sivjetshme të festivalit, “Vepro gjelbër tani dhe për të ardhmen” Drejtori ekzekutiv, Kujtim Çashku, ua la skenën miqve dhe partnerëve të festivalit, pasi solli në vëmendje përpjekjen për të mbrojtur godinën.

‘’Në një botë të polarizuar kinemaja ofron një mundësi unike, për të zhvilluar humanizmin dhe për të marrë veprime kolektive për të mirën e përbashkët, ndaj nuk është rastësi që Bashkimi Europian është partner i festivalit. Tema e festivalit është një kujtesë e fuqishme, për përgjegjësinë për të mbrojtur planetin. Programet tona këtu theksojnë rëndësinë e gërshetimit të zhvillimit ekonomik me qëndrushmërinë afatgjatë dhe me ruartjen e biodiversitietit’’, tha ambasadori Silvio Gonzato.
.
Ndërkaq, kreu i bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh se ‘Sot e ka bërë Kinsotudion nga vend periferik në një epiqendër të një debati, të një diskutimi, të një provokim të mendimit intelektual ndonjëherë filmi na sjell realitete të largëta afër, na sjell atë që ndodh në Ukrainë dhe barbarizmin e agresionit rus. Gjërat që në përditshmërinë tonë janë të padukshme një film i nxjerr në pah dhe na provokon të gjithëve edhe në vendimmarrje’’.

Filmi suedez “Bliks jo bomba” çeli siparin duke sjellë në vëmendje rolin e diplomatit Hans Blik në çështjen e Irakut në vitet 2000. Ambasadori i Suedisë në Shqipëri foli për Hans Blik ndërsa autorja e filmit u ndal te mesazhi.

‘’Hans Blik është një prej diplomatëve më të njohur suedezë, që beson të Kombet e Bashkuara dhe të drejtat e njeriut dhe ka një sens të fortë integriteti. Më vjen mirë që shfaqet këtu dhe që filmi për të çel festivalin’, tha Niklas Ström, ambasador i Suedisë.

Ndërsa, Greta Stocklassa, regjisore, tregoi se ‘Jam rritur në një Europë në paqe, por pashë që tema e luftës po bëhej relevante. Filmi ka disa interpretime. Bota është e komplikuar dhe është e rëndësishme të kemi njerëz si Hans Blik që nuk iu ndahen fakteve dhe përpiqen të jenë objektivë. Të thuash të vërtetën mund të mos mjaftojë’.

Më se 40 filma shfaqen në Tiranë deri të shtunën, duke sjellë në vëmendje përceptime dhe reflektime, mbi njeriun, ligjin dhe shtetet. Konfliktet e luftërat vihen përpara publikun bashkë me pikëpyetjet ose përgjegjësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb