Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është konsideruar prej më shumë se 15 vitesh si futbollisti më i mirë në botë duke fituar dhe 6 topa të artë.

Në Argjentinë Messin e konsiderojnë si pasardhësin e Diego Armando Maradonës por ai vetë zbulon se një tjetër futbollist e ka mahnitur tek Barcelona.

Ishte viti 2007 kur sulmuesi francez Thierry Henry la Arsenalin për të shkuar në Barcelonë. Messi rrëfen ditën e parë kur Henry erdhi në Camp Nou dhe thotë se nuk e shihte dot në sy.

”E dija se çfarë kishte bërë në Angli. Kisha një foto të tijën dhe tashmë befasisht ishim në të njëjtin ekip. Çfarë ndjej për Titin është më mirë e përshkruar si admirim.

E doja Henryn për mënyrën sa lehtë finalizonte aksionet, si gjente aksionin dhe mbyllte përfundonte lojën.”- rrëfeu Messi.

Argjentinasi dhe francezi luajtën për 4 vite tek Barça para se Henry të linte Europën për New York-un. Ata fituan gjithçka tek Barcelona teksa ndryshe nga Henry-t, Messi-t i mungon një titull botërori me Argjentinën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb