Një ngjarje disi e çuditshme është shënuar në Kroaci. Shtëpia e një çifti, është shkrumbuar nga një zjarr i madh që u shkaktua nga një defet elektrik në furrë.

Për ironi të fatit, e gjithë shtëpia u dogj, ndërsa byreku që ishte duke u pjekur brenda furrit, jo.

“Kam pjekur byrek me kungull, ja ku është. Vetëm se u pjek pak më shumë”, tha Nada Vidović.

Shtëpia ku Nada jetonte bashkë me bashkëshortin Jandra, tashmë është thuajse e pabanueshme. Për fat të mirë ata dolën të padëmtuar nga ky incident, pasi u larguan me shpejtësi nga shtëpia kur evidentuan vatrën e parë të zjarrit.

“Unë thjesht shkova ta fus byrekun në furrë, por nuk kishte energji elektrike. Burri pa që siguresa ishte fryrë. Byreku në furrë sapo ishte ngrohur. Unë hapa derën, dhe pastaj flakët filluan. Burri im solli një fikës zjarri, por diçka filloi të hapte zjarr, kështu që ne kishim frikë nga një shpërthim dhe u larguam me shpejtësi nga shtëpia, duke mos marrë asgjë. Na kanë mbetur edhe celularët, ata janë shkrirë plotësisht”, përfundoi gruaja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb