Mbajnë në krahë bebe që mund të ishin motra ose vëllai i tyre, por realisht janë fëmijët e këtyre fëmijëve. Këto foto shokuese janë bërë në Guatemala, një vend ku një e katërta e fëmijëve lindin nga nëna adoleshente. Disa prej tyre madje nuk kanë arritur as kufirin e moshës 13 vjeç. Në vitin 2011, 35 nëna të reja ishin nën 10 vjeç.
Këto lindje tashmë janë bërë gati ‘epidemike’ dhe shpesh herë përfundojnë ose me vdekjen e nënës ose të bebes.
Thuajse të gjitha lindjet e adoleshenteve, 90 përqind, përfshijnë një kushëri, dajë, xhaxha apo të afërm si baba të fëmijës. Shokues është fakti se 30 përqind e fëmijëve kanë për baba vetë babanë e vajzës që e lind.

Fotot janë bërë nga Linda Forsell.

Në vitin 2014, mbi 5100 vajza nën 14 vjeç u bënë nëna. Shumë fëmijë lindin nga përdhunimet, megjithatë në vitin 2012 pati vetëm 8 dënime për përdhunim në këtë vend.

Përdhunimi është i shumëpërhapur në këtë vend. Vajzat janë të vogla dhe të pambrojtura sa abuzimi ndodh shpesh. Po kështu ato nuk kanë dëgjuar as për planifikimin familjar apo kontraceptivët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: