Të takosh idhullin tënd, për shumë nga tifozët e futbollit është një ndienjë e pakrahusueshme. Bëhet fjalë për lojtarin e preferuar, atë që shumë herë të dhuron emocione të paharrueshme, të jep mjaft fitore, me pak fjalë të ka bërë shumë herë të ndihesh i lumtur.

Imagjino kur këta tifozë janë fëmijë, e ku për më shumë i takojnë në tunelet e stadiumeve idhujt e tyre, në momentin që ata janë gati të luajnë. Reagimet që do ti shihni në video tregojnë rëndësinë apo ndikimin që këta personazhe kanë për ta.

Një video që të bën të mos qëndrosh indiferent, e postuar rreth një vit më parë në “facebook” dhe që ka marrë gati një milliard shikime.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb