Nuk është hera e parë që Xhenaro Gatuzo rrëfen pasionin e tij për Boka Juniorsin. Trajner i aktual i Napolit mund të kishte veshur fanellën e skuadrës legjendare argjentinase kur ishte ende futbollist. Prapaskenën e tregon vetë mesfushori për mikrofonët e “Fox Sports” në një intervistë të ditës së sotme.

“Nuk është një sekret, Bokën e kam admiruar gjithmonë. Kam patur fatin të luaj e të fitoj një Kupë Ndërkombëtare kundër Bokës, por edhe një ndeshje miqësore në Audi Cup në Gjermani. Në vitin 2012 isha shumë pranë transfetimit te Boka, por në shtëpinë timë është gruaja që komandon dhe nuk më la. Fëmijët tanë ishin ende të vegjël, nuk ishte situata për të lëvizur”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb