Me debate ka nisur dhe është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës kërkojnë që të futet në rend dite mocion me debat dhe kohë të palimituar për çështjen “McGonigal” dhe përmendjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzë, duke kërkuar që ky i fundit të jetë prezent në sallë.

Nga maxhoranca, është përgjigjur kreu i Grupit Parlament, Taulant Balla, i cili mori fjalën pas deputetes së PD Ina Zhupa.

Deputetja që sapo foli, nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Tha se këtu nuk bëhet seancë, se jemi ne, kjo është ‘tokë e xaxun’ dhe do ta marrim. S’më sqaron dot ti mua, kur t’i bësh ti ditët duhet të kalojë shumë.

Keni një problem mes vetit, se po të ishit seriozë dhe të donit mocion me debat do kishit lexuar pak nga kjo dhe do ta sillnit në të njëjtën kohë që e kanë sjellë këta të tjerët, sepse ka disa afate… kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri.

Do ta ftoja Kuvendin të votohet kërkesa për ndryshim rendi dite, do kërkoje të mbyllnim votimin me procesverbalin dhe të vazhdojmë. Nesër të mbledhim Konferencën e Kryetarëve për kërkesën për mocion me debat”, tha Balla.

“Kërkesa të tilla të deputetëve nuk kalojnë në fillim në seancë, por në Konferencën e Kryetarëve. Në kërkesë referohen dhe dokumente të një shteti tjetër, të cilat do ishte mire që deputetë t’ua vënë në dispozicion dhe anëtarëve. Arsyeja e kësaj pamjeje të Kuvendit nuk ka të bëjë me shqetësimin e hetimit ë SHBA, sepse në atë hetim nuk ka asnjë zyrtar që të jetë në hetim, jemi para një situatë kur para një jave, djali i Berishës ishte para SPAK, dhe hetimi i Gërdecit për ne janë çështje themelore për drejtësinë. Çdo përpjekje për të hequr vëmendjen nga 21 janari, është e kotë. Duke qenë se jemi në situatë kur nuk marrim dot fjalën, do kërkoja që kërkesa për ndryshim rend dite të procedohet me votim, dhe deputetët të paraqiten në Konferencën e Kryetarëve. Rendin e ditës e përcakton rregullorja”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb