Kryeministri Edi Rama nga Franca, në një konferencë të përbashkët me presidentin Macron, teksa vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, shtoi se shqiptarët i vlerësojnë miqtë e tyre.

Ai tha se nëse Franca do të ketë në një moment një problem, mos të ngurojë që të thërrasë një shqiptarë.

“Kemi dhe dy parqet fotovoltaike të rajonit. Kur Franca mbërrin, nuk është thjesht çështje parash, por çështje njohje kulture. Kjo do të thotë të ketë më shumë burime njerëzore. Jemi pro francez dhe pro europian.
Shqiptarët kanë qenë skeptike me Francën para disa vitesh., Por ata e kuptojnë se Shqipëria ka një tjetër mik. Ne shqiptarët nuk jemi të pasur, por kemi një aftësi unike. Nëse një ditë do të keni nevojë për të qenë në një moment vështirësie, thërrisni një shqiptar dhe ai do të vijë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: