Giuseppe Conte i është drejtuar me një videmesazh popullit italian lidhur me situatën me koronavirusi, rritjen e viktimave dhe të të prekurve si dhe panikun tek njerëzit.

Kryeministri italian thotë se Itali është një vend i fortë dhe populli i tij e ka në ADN që nuk heq dorë prandaj ai siguron se edhe kjo sfidë do të kalohet.

Në videomesazh Conte shprehet se sfida ndaj koronavirusit është një sfidë e përbashkët, pa dallime partiake dhe kur gjithçka të mbarojë italianët do jenë krenarë për mënyrën sesi u përballëm me guxim, vendosmëri dhe kokën lart.

 

VIDEOMESAZHI I GIUSEPPE CONTE

Nuk është hera e parë që vendi ynë është përballur me emergjencë kombëtare. Por ne jemi një vend i fortë që nuk heq dorë dhe kjo është në ADN-në tonë.

Ne po përballemi me sfidën e koronavirusit, një sfidë që nuk ka ngjyrë politike dhe e cila duhet të bashkojë të gjithë kombin. Kjo është një sfidë që duhet të tejkalohet me angazhimin e të gjithëve: qytetarëve dhe institucioneve, shkencëtarëve, mjekëve, punonjësve shëndetësorë, mbrojtjes civile, zbatimit të ligjit. Italia është thirrur të bëjë pjesën e saj në këtë situatë të rëndë globale.
Ne jemi në të njëjtën varkë, kushdo që ka timonin ka edhe detyrën të tregojë rrugën, duhet të bëjmë një përpjekje shtesë, duhet ta bëjmë atë së bashku.
Ne do të dalim nga kjo emergjencë së bashku dhe do riafirmojmë plotësisht vlerat tona, duke shtuar se kur gjithçka të mbarojë italianët do jenë krenar për mënyrën sesi të gjithë u perballen me guxim dhe vendosmëri dhe e mbajtën kokën lartë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb