Bota e egër ofron mjaft të papritura. Shpesh jemi mësuar që grabitqarët të sulmojnë prenë e tyre, por ia që paska raste që ndodh edhe e kundërta.

Fotografët kanë fiksuar një moment mjaft interesant në habitatin e kafshëve të egra. Një luan, ka tentuar të sulmojë një buall, por është ‘frikësuar’ së tepërmi kur në mbrojtje të kafshës është vënë e gjithë tufa.

Në këto kushte, luani, për të shpëtuar, është ngjitur menjëherë në pemë dhe ka qëndruar për një kohë të gjatë ashtu. Fotografia është realizuar nga fotografi Olav Thokle, në Kenia. Ky i fundit, ka deklaruar për mediat se:

“Një grup prej katër luanësh, fillimisht u përpoqën të sulmonin një buall, por kafsha me brirë e nuhati rrezikun dhe kërkoi ndihmën e tufës. Buajt më të fuqishëm të tufës iu sulën grupit të luanëve. Tre prej tyre u larguan me shpejtësi, ndërsa i katërti, u ngjit në pemë për të shpëtuar. Ishte një pamje varetë qesharake”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: