TIRANE

Sot Rovena Dilo nuk mund të imagjinohet pa këngën, por kur ishte e vogël kishte një tjetër dëshirë… të bëhej pilote. Kështu ka treguar ajo me postimin e fundit, ku pozon pranë një helikopteri ushtarak dhe kujton sesi në fëmijëri ishte frymëzuar nga piloti Armando Gjoka për t’u bërë pilote.
Rovena shkruan se e adhuronte uniformën e aviatorit që Gjoka mbante veshur dhe për të e shumë të tjerë ai ishte personifikimi i mbrojtjes dhe sigurisë.
“Dikur, shumë e vogël, thosha do bëhem pilote! Atëherë në qiellin e Tiranës kalonin rrallë avionë apo helikopterë dhe kur ndodhte të gjithë kalamajtë ulërinin si të çmendur në kor, “Aroplani kaçatorr, mere nusen me vapor” se kam kuptuar kurrë këtë kalim te çuditshëm nga një mjet fluturimi tek një mjet lundrimi, por besoj se e gjitha bëhej për shkak te rimës. Gjithsesi egzaltimi ishte kaq i madh saqë kishte nga ata fëmijë që kalonin në ngjirrje.

Por arsyeja kryesore mendoj, që kam dashur të bëhem pilote,ka qenë komshiu ynë, piloti Armando Gjoka, një ushtarak i ri shembullor, një djalosh i jashtëzakonshëm me sy blu e buzëqeshje guximtare, i cili humbi jetën në manovra ushtarake, në moshën 26 vjeçare!
Ai më frymëzonte pa fund, tek vinte veshur me uniformën e tij të aviatorit nga shërbimet dhe të gjithë ne fëmijët e adhuronim deri në habi!

Ai ka qënë arsyeja e parë besoj, që kam respektuar dhe vlerësuar çdo militar të këtij vendi!
Armando Gjoka nuk e mori kurrë titullin hero i popullit, por për mua dhe shumë të tjerë që e njohëm në atë kohë, ai ka qenë personifikimi i mbrojtjes dhe sigurisë, teksa kthehej veshur me uniformën e pilotit nga stërvitja me avionin e tij, me të cilin ndonjëherë në të rrallë kalonte edhe mbi qiellin e Tiranës e na bënte ne të gjithëve të na rrihte zemra fort…”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: