GJERMANI- “Dümmer als die Polizei erlaubt”, që në shqip do të thotë “më budalla se ç`lejon policia” është shprehja tipike që gjermanët përdorin në rastet të tilla. E tillë është historia e një 33-vjeçari nga Kosova, i cili është ndaluar nga policia në pikën kufitare mes Zvicrës dhe Gjermanisë, në autostradën në Weil.

Kishte qenë pikërisht i riu që ishte paraqitur në stacionin policor për të pyetur nëse i lejohej kalimi në Gjermani, ndonëse i ishte ndaluar hyrja në këtë shtet, pasi ishte dënuar 2 herë. Ai, në vitin 2011 ishte dëbuar nga Bavaria dhe nuk lejohej të futej në Gjermani deri në fund të vitit 2016.

Krahas kësaj, ai kishte flet-arrest edhe nga autoritetet e qytetit Memmingen, pasi i kishin mbetur 55 ditë nga dënimi me burg që duhej ta kryente. Tashmë kosovari është arrestuar nga policia Federale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: