Ndërkohë që nuk kanë fund lajmet e hidhura që vijnë nga Turqia dhe Siria me rritjen e bilancit të viktimave dhe të plagosurve si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të mëngjesit të së hënës, ka edhe lajme të cilat sjellin shpresë, ku jeta ia del të lindë edhe në kushtet më të vështira.

Ngjarja e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Siri, ku një bebe ka lindur mes rrënojave të tërmetit në Aleppo, ndërsa nëna fatkeqësisht ka humbur jetën nga lindja e vështirë nën mbetjet e ndërtesave të rrëzuara.

Momenti kur foshnja shpëtohet nga ekipet e kërkim-shpëtimit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: