Klevis Balliu, kandidat i PD-së për zgjedhjet e 11 majit, në fjalën e tij në Astir, shënjestroi ndër të tjera edhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ai tha se PD vjen me një program konkret, ku parashikon 200 euro për minimumin jetik, pensioni minimal po 200 euro dhe paga mesatare 1200 euro. Balliu u shpreh se ka dëgjuar shpesh pyetjen se ku PD do i gjejë paratë për programin e Shqipërisë Madhështore.
Ai deklaroi se siç i gjen paratë Belinda Balluku për të transformuar veten, ashtu mund të gjenden paratë në buxhet. Balliu shtoi se paratë janë në buxhet, por se keqpërdoren. Balliu iu bëri thirrje qytetarëve në Astir që të votojnë PD-në, për ta mbrojtur pronën e tyre.
Klevis Balliu në njësinë 14, në Astir: Qytetarët u përballën 440 ditë në Astir me bandat në pushtet. Bandat e lidhura me pushtetarët duan të devijojnë Lanën, që të shkatërrojnë banesat e qytetarëve, duke i lëne mes katër rrugëve. Qeveria e urren njësinë 14. PD vjen me një plan konkret, 200 euro minimumi jetik, 1200 euro rroga mesatare. Kur ka para për të transformuar Ballukun, pse nuk ka para për pensionistët, kur ka para për 30 milionë euro për km, nuk paska para për qytetarët? Njeri serioz që të zgjidhë problemet e qytetarëve është profesor doktor Sali Berisha. Ata janë me tallava, ne vijmë me zgjidhje për problemet që kanë shkaktuar ato. Për të mbrojtur pronat tuaja, vononi Sali Berishën, votoni Shqipërinë Madhështore.
(Balkanweb)