Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim më të rinjtë e Beratit, ku nuk kanë munguar batutat.

Një gjimnazist në fjalën e tij e quajti veten të bekuar pasi kur kishte qenë i vogël është mbajtur në krahë nga vetë kryeministri. Rama iu përgjigj se nuk beson, pasi i binte të kishte superfuqi.

“Kur kam qenë i vogël më keni mbajtur ju në krahë. Ndaj jam i bekuar. Faleminderit që keni krijuar mundësi për ne. Gjimnazi im është restauruar dhe doja të shtoja që në gjimnazet tona të kenë laboratorë, për ato të shkencave të natyrës. Do ishin ndihmesë për e. Faleminderit për mundësitë që na jepni”, u shpreh një gjimnazist.

“Ma ha mendja që nëse ta ka ecur të ka ecur se të kam mbajtur në krahë. I bie të kisha superfuqi. Faleminderit që të shkon mendja se mund të jetë kështu, por nuk e besoj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: