TURQI

“Kur kau futet në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”- kjo shprehje e përdorur në television e rrjete sociale, mund t’i kushtojë nga 1 deri në 4 vite burg gazetares turke Sedef Kabah, e arrestuar tashmë për fyerje ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Avokati i gazetares, Ugur Poyraz, shkruante në twitter se ajo ishte arrestuar zyrtarisht gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Stamboll të shtunën.

Gjyqtari pranoi argumentin e prokurorisë se gazetarja paraqiste rrezik për t’u larguar nga vendi, ndaj e la atë në qeli.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kush është Sedef Kabas?

Sedef Kabas, 53 vjeç, ka drejtuar një seri programesh shumë të njohura televizive gjatë një karriere rreth 30 vjeçare. Ajo lindi në Londër në vitin 1968. Baba i saj ishte një dizenjues bizhuterish. Pas një shkollimi profesional dhe disa masterash, Sedef arrin të bëhet një ndër gazetaret më të famshme në vend.

Intervistat me disa nga personazhet më të spikatur, kanë shenjuar karrierën e saj, duke e shndërruar në një ikonë televizive, por gjithnjë kritikuese ndaj qeverisë dhe Erdogan. 8 vite më parë provoi për herë të parë qelinë e burgut. Gazetarja deklaroi se shtëpia e saj u kontrollua dhe ajo u arrestua me akuzën se “shënjestroi ata që morën pjesë në luftën kundër terrorizmit”, ndërsa djalit të saj 5-vjeçar i morën edhe kompjuterin.

Sedef është e martuar me Rıdvan Beşoğlum, drejtues të një kompanie të famshme në Turqi. Çifti ka një djalë dhe jetojnë në Stamboll.

Bazuar në ligjin mbi fyerjet, me dhjetëra mijëra vetë janë ndjekur penalisht për vendosjen në shënjestër të zotit Erdogan, që kur ai u bë president në vitin 2014, pas më shumë se një dekade si kryeministër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb