Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump ka akuzuar Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lidhur me shifrat e COVID-19.

Sipas Trump shifrat në SHBA janë të ekzagjeruara, dhe për ta fajin e ka CDC që raporton qëllimisht shifra të pasakta.

Trump thekson se po ndiqet një metodë qesharake nga qendrat, e tipi ‘’Kur keni dyshime, quajeni Covid’’, dhe ky është si një lajm i rremë.

Nga fillimi i pandemisë deri më tani SHBA udhëheq botën sa i përket shifrave të COVID-19, me 20.9 milionë të infektuar dhe 358 mijë e 706 viktima.

STATUSI NGA DONALD TRUMP

Numri i rasteve dhe vdekjeve të virusit kinez është tepër i ekzagjeruar në Shtetet e Bashkuara për shkak të CDC. Metoda qesharake e përcaktimit krahasuar me vendet e tjera, shumë prej të cilave raportojnë, me qëllim, shumë të pasaktë dhe të ulët. “Kur keni dyshime, quajeni Covid”. Fake News!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb