Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus”, në “News 24”, teksa ka folur për ekipin dhe ndeshjen që fitoi ndaj Flamurtarit. Ai është shprehur se Kukësi duhet të mësohet me presionin dhe se aty skuadra duhet të reagojë.

Fitorja në Vlorë? “Ishte një fitore e pritur, pasi luajtëm ndaj një kundërshtari që kishte probleme. Një tre pikësh shumë i vlefshëm për ekipin tonë”.

Thyhet mallkimin me të voglat? “Ajo që ndodhi me Luftëtarin i ndodh çdo ekipi. I thashë çunave, që më mirë të na ndodhte tani se sa më vonë. Çunat e morën mesazhin dhe e treguan në ndeshjen ndaj Partizanit dhe Flamurtarin. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Jemi në një rrugë të mirë dhe ekipi reagoi. Kemi shumë për të shkuar deri në fund”.

Viti i Kukësit? “Të them të drejtën çdo vit jemi mes ekipeve pretendete, është viti i dytë që luajmë, larg tifozëve tanë dhe larg stadiumit tonë. Këtë vit e theksoj jemi në një rrugë të mirë, por ka shumë deri në fund. Jemi pretedentë dhe nga ndeshja në ndeshje, ekipi rritet dhe kemi cilësi. Jemi si një familje. Unë mendoj që presioni është pjesë e futbollit. Vetë lojtarët që duan të bëjnë një hap në karrierë, duhet të ketë presion për t’u rritur. Kur është një ekip në presion, aty duhet ta tregojë veten. Kur kemi qenë në presion kemi reaguar shumë mirë”.

Merkatoja? “Është  e veshtirë të gjesh lojtarë me kualitet në merkaton e janarit. Vjet afruam Rrocën dhe Shkurtajn. E kemi theksuar se ekipi është i kompletuar. Na u largua Daku dhe sollëm një lojtar nga Zvicra. Ekipi është i kompletuar dhe këtë e ka theksuar edhe trajneri. Donim të afronim Demon, por ai ishte nën kontratë dhe nuk arritëm ta sillnim. Nuk kemi tentuar të marrim lojtar të tjerë”.

Stadiumi? “Edhe ndeshja ndaj Tiranës do të luhet në “Air Albania”, sfidat e tjera do të luhen në Ebasan”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb