Grupi amerikan i hard rock-ut ”Guns N’ Roses” ka ngritur një padi kundër një kompanie që drejton një dyqan online armësh nën emrin ”Texas Guns and Roses” duke pretenduar në gjykatën federale se kompania e ka përvetësuar në mënyrë të padrejtë emrin e tij.

Në një padi të ngritur në Los Anxheles, avokatët e ”Guns N’ Roses” thanë se ”Jersey Village Florist LLC”, e cila operon dyqanin online, po mashtronte konsumatorët duke besuar se kishte një lidhje me grupin.

”Guns N’Roses’ nuk dëshiron në mënyrë të arsyeshme të lidhet me të pandehurin, një shitës me pakicë të armëve të zjarrit dhe armëve të tjera”, thuhet në padinë e ngritur, ku shtohet se ”kompania nuk ka marrë miratimin, licencën ose pëlqimin e grupit kur ishte regjistruar në vitin 2016”.

Për më tepër, grupi pretendon se ”shitësi me pakicë ka pikëpamje politike në faqen e internetit në lidhje me rregullimin dhe kontrollin e armëve të zjarrit dhe armëve të tjera, të cilat mund të polarizojnë shumë konsumatorë amerikanë”.

I formuar në vitin 1984, ”Guns N’ Roses” janë një nga grupet më të njohura të të gjitha kohërave dhe u futën në Rock & Roll Hall of Fame në 2012.

Anëtarët e tij janë Axl Rose, Saul “Slash” Hudson dhe Michael “Duff” McKagan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: