Shqipëria dhe Kina vijnë të ripara në një kontekst historik në një studim të Gjon Boriçit nga Instituti i Historisë.

Marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe politike mes dy vendeve në sfodin e Luftës së Ftohtë, shërbyen si patericë për të mbajtur në këmbë shtetin e Hoxhës në Tiranën zyrtare. Nëse kemi parasysh se krizat ekonomike sjellin ndryshime sistemesh, pyetjes nëse do kishte rënë regjimi pa mbështetjen e kinës, historiani i përgjigjet.

“Është e padiskutueshme që do të kishte pasur një rënie të regjimit komunist në Shqipëri po të mos kishte qenë varka e shpëtimit për pushtetin komunist në Shqipëri, që ishte Republika Popullore e Kinës, por mund të themi që ishte një fat për qeverisjen e asaj kohe që në momentin që Shqipëria po prishte marrëdhëniet me Bashkimin Sovjektik, edhe Kina pati një acarim të skajshëm të marrëdhënieve më Bashkimin Sovjetik”.

E shoqëruar me prerje të ndihmave e kredive nga kampi socialist që po sulmonte kultin e individit, studimi i Boriçit sjell shifra kredish e borxhesh që Shqipëria i mori në Kinën e largët, duke u bërë zëri i saj në OKB.

“Nga studimet që unë kam kryer, nga vitit 1954, që është edhe kredia e parë kineze deri në vitin 1975, që është kredia e fundit nga Republika Popullore e Kinës, Shqipëria ka marrë nga Kina shifra marramendëse. Afërisht rreth 5.5 miliardë joan që janëgati 4 miliardë dollarë”.

Në vlerën e sotme flitet për gati 10 miliardë dollarë pa interesat. Për Boriçin, ishte fatatlitet që kreditë u përdoren për industrinë e rëndë jofitimprurëse. Fabrikat e uzinat edhe nëse nuk do kishin shkatërruar në 90-ën do kishin kosto marrëmendëse mirëmbajtjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb