Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala kanë debatuar në studion e emisionit “Open” në News24 për aferën e inceneratorëve.

Gazetarja e ka akuzuar kryetaren e LSI se po e përdor denoncimin për faturat fiktive që kanë shkaktuar 189 milionë dollarë evazion fiskal për qëllime politike pasi jemi shumë pranë zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, Kryemadhi është shprehur se ajo ka qenë e vetmja që ka kërkuar interpelancë me ministrin Koka dhe që ka dalë në protestë me popullin e Mbrostarit në Fier kundër inceneratorëve.

DEBATI:

Klodiana Lala: Afera e inceneratorëve është ndër aferave më të mëdha. Biem dakord që deri më tani SPAK nuk e ka treguar forcën e tij për të bërë një hetim të pavarur. Tre njerëz erdhën pa asnjë para në xhep dhe morën miliona. Historia e inceneratorëve ka nisur në 2015 kur LSI ishte pjesë e qeverisë Rama. Deri në kohën kur Lefter Koka ishte pjesë e LSI nuk pati asnjë denoncim. Denoncimet nisën kur Rama bëri një video-selfie me zotin Koka ku edhe njoftoi përfshirjen e tij ne PS. Në momentin kur Koka tradhtoi LSI nisi edhe revanshi i denoncimeve. Nuk janë kundër denoncimeve. Por më lind  e drejta të dyshoj se zonja Kryemadhi dhe LSI nuk e po bën këtë denoncim për shqiptarët ku tashmë është shumë vonë, por mendoj që Kryemadhi dhe LSI po e bën për interesa politike dhe në momentin kur partitë po përgatiten për të hyrë në zgjedhje vendore. Kur hesht për vite me radhë është po aq bashkëfajtorë sa ata që e kanë kryer. A nuk është Kryemadhi po aq bashkëfajtore sa kryeministri. Përse denonconi tani?

Kryemadhi: Në fakt ky është një argumentim nga Klodi. Por po bën avokatin e djallit.

Klodiana Lala: Më thoni ku kam gabuar unë?

Kryemadhi: Klodi unë po nxjerr deklaratën e Erion Veliajt.

Klodiana Lala: Çlidhje ka Erion Veliaj me analizën time. Se unë kam qenë një nga gazetarët që bashkë me kolegen në krah kam denoncuar me prova dhe fakte aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi: Mund të vazhdoj Klodi se më shumë fole ti se unë.

Klodiana Lala: Shiko se jam një nga gazetaret e vetme që kam punuar për interesin publik.

Kryemadhi: Unë të falënderoj shumë. Sa i përket çështjes së inceneratorëve ka filluar që në 2014. Është iniciativë e ministrit Lefter Koka që atëherë përfaqësonte LSI-në. Ne bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama që atëherë kemi qenë në koalicon dhe kjo është arsyeja pse LSI është këtu ku është. Në rekursin e Gjykatës së Lartë që lëshoi për çështjen e Lefter Kokës, nuk u akuzua LSI apo Monika Kryemadhi për vendimin e paligjshëm të qeverisë shqiptare. Vetëm emrin nuk ia përmendi Engjëll Agaçit që e futi në vendim qeverie dhe e firmosi. Megjithatë unë si politikane marr përgjegjësinë që duhet t’i kisha kërkuar më shumë informacion ministrave të LSI. Jam e vetmja që I kam bërë interpelancë Lefter Kokës. Edhe kur isha në parlament, kur banorët e Fierit më kërkuan të ngrija zërin, isha unë në protestë me popullin e Mbrostarit. Mund të them se sa herë flisja unë për inceneratorët, fjala incenerator në të gjitha portalet e mediat hiqej se paguheshin nga këta të incenratorëve që të  mos thuhej fjala e keqe, por vetëm të thuheshin fjalë djegës.

Klodiana Lala: Shiko se Prokuroria e Posaçme deri tani s’ka bërë një hetim të posaçëm.

Kryemadhi: Klodi më lër të mbaroj se ti nuk je zëdhënese e atij institucioni vetëm e mbulon. Nuk mendoj  se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton se ka firmosur Monika kryemadhi, por ka firmosur Erion Veliaj, me Alqi Bllakon doli në fushatë Erion Veliaj, jo Monika Kryemadhi.

Bogdani: Po bëj një analogji se edhe në Zimbabve po shkon e njëjta kompani dhe po bën këtë gjë.

Krymadhi: Jo s’është Klodian Zoto atje. Është Mirel Mërtiri.

Bogdani: Ata janë një zonja Kryemadhi, informohuni.

Kryemadhi: Po ata s’flenë në të njëjtin krevat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb