Pritja në trafik është shumë stresuese. Një makinë e re, që është e vogël sa një motor, do t’ju ndihmojë të kaloni përmes trafikut, si dhe ju mban ngrohtë dhe të sigurt. Ky mjet transporti, i quajtur C-1, është një kombinim i makinës dhe motorit.

Në ndryshim nga motori, automjeti C-1 është i mbuluar dhe ofron më shumë komoditet. Ai përdor edhe stabilizues xhiro për të qëndruar i balancuar, kështu, ndryshe nga motori, ai nuk do të rrëzohet asnjëherë. Lit Motors, krijuesi i mjetit C-1, deklaroi se brenda një periudhe dyvjeçare çdokush mund të ketë një automjet të tillë.

“Automjeti ynë është e ardhmja e transportit,” u shpreh themeluesi i kompanisë Li Motors, Danny Kim. “Ai kombinon romancën dhe efikasitetin e një motoçiklete me sigurinë dhe rehatinë e një makine, duke krijuar kështu mjetin më të fundit urban.”

C-1 mund të lëvizë me shpejtësi 160 km/h. Ai është 1 metër i gjerë, 1.4 metra i lartë dhe 2.8 metra i gjatë. Ky mjet transportues ka edhe një bateri me kapacitet 10.4kWh me të cilën mund të udhëtoni deri në 300 km me një karikim të vetëm.

Automjeti mund të duket i vogël, megjithatë ka mjaftueshëm hapësirë edhe për një pasagjerë në ndenjësen e pasme. Ai mund të parkohet gjithashtu lehtësisht tek vendet e parkimit për motoçikletat. Kompania shpreson që makina të dalë në treg brenda dy vjetësh dhe do të kushtojë rreth 24000 dollarë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: