Padyshim që të gjitha shërbimet në të shumtën e rasteve i marrim me pagesë. Por ky rast në Kubë tregon krejt të kundërtën. Siç raportojnë mediat e huaja, kubanezët për tri ditë me radhë, duke nisur nga sot dhe deri të hënën do të marrin internet falas.

Kjo falë një iniciative promocionale të njoftuar nga kompania telefonike e shtetit Etecsa me qëllim të testimit të shërbimit me kapacitet të plotë dhe fiksimit të çmimit.

Për këtë qëllim, çdo klient që ka një smartphone do të jetë në gjendje të shfletoj ditë e natë 50 Mb plotësisht falas.

Natyrisht ne shqiptarëve na lind papritur ideja, se sa mirë do ishte të praktikohej edhe në vendin tonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb