Kisha Ortodokse e Ukrainës ka shpallur sot “pavarësinë e saj të plotë” nga Patriarkana e Moskës (UOC-MP), duke dënuar qëndrimin që liderët fetarë rusë kanë mbajtur ndaj luftës në Ukrainë.

“Ne nuk pajtohemi me qëndrimin e Patriarkut Kirill të Moskës”, tha UOC-MP në një deklaratë pas një takimi të këshillit në Kiev, duke iu referuar kreut të Kishës Ortodokse Ruse (ROC).

Kirill ka shprehur hapur mbështetjen për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, i nisur më 24 shkurt, ndërkohë që mbi figurën e tij janë ngritur akuza për pasuri të panumërta.

Kjo është hera e dytë që mes Kishës ukrainase dhe asaj ruse ka një përçarje.

Një pjesë të Kishës Ortodokse të Ukrainës është shpëputur nga Moska që në vitin 2019.

Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU) iu dha më pas një shkallë pavarësie, ose tomos, nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.

Bisedimet për bashkimin e Ortodoksisë Ukrainase midis UOC-MP dhe OCU nuk kanë sjellë deri tani asnjë përparim.

Ukraina është jashtëzakonisht domethënëse për ROC, pasi shumë famulli dhe disa nga manastiret e saj më të rëndësishme janë të vendosura atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb