Është një mëngjes i zakonshëm i së hënës në Ukrainë dhe Fedir Shandor po kyçet online për të zhvilluar orët e tij në internet.

Profesori i universitetit ka dhënë mësim online që nga pandemia, por gjatë muajve të fundit, ai ka edukuar studentët e tij nga vija e parë e luftës.

47-vjeçari u regjistrua në ushtri pas pushtimit rus, por ai ishte i vendosur që studentët e tij duhet të vijonin të shkolloheshin, pavarësisht situatës jo të zakontë.

Rezultati? Ai zhvillon mësime dy herë në javë nga telefoni për tema të tilla si turizmi dhe sociologjia nga llogoret e frontit të parë.

“Unë kam dhënë mësim për 27 vjet. Nuk mund ta braktis profesionin tim. Kjo është ajo që di të bëj më mirë”, i tha ai BBC-së.

Shandor ka dhënë mësim ndërsa shërbente në ushtri që nga pushtimi i Rusisë në shkurt. Ai u regjistrua si ushtar sepse donte të luftonte për vendin e tij dhe të mbronte gruan dhe vajzën e tij.

“Unë duhet të ndaloj rusët para se të vijnë në shtëpinë time,” thotë ai.

Përkushtimi i z. Shandor për punën e tij ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e numrit të pjesëmarrjes.

“Edhe studentë që i linin më parë orët, tashmë janë të rregullt dhe marrin pjeë në çdo leksion. Ai na ka thënë gjithmonë se duhet të jemi të mençur, se po luftojmë për një komb të ditur”, thotë një nga studentët e tij, Iryna 20-vjeçare.

Por mësimi në llogore nuk është i lehtë dhe nxënësve u është dashur të mësohen të dëgjojnë granatime në sfond.

“Gjatë një ore, zhurmat e shpërthimeve ishin shumë të larta dhe kështu studentët dëgjuan gjithçka. Më pas u fsheha në llogore dhe vazhdova të jepja mësim,” thotë mësuesi.

Nëpërmjet vendit ku edhe ndodet, ai ka pasur mundësinë tu mësojë studentëve edhe mbi raketat dhe municionet të cilat ndodhen në front.

Mësimet e z. Shandor janë gjithashtu një risi për shokët e tij ushtarë, të cilët shpesh i bashkohen leksioneve të tij dhe e fotografojnë në punë.

Një nga ato foto, që tregonte atë duke mbajtur telefonin e tij në një llogore, u postua në internet dhe u bë virale në të gjithë Ukrainën. Një numër artistësh në mbarë vendin që atëherë kanë bërë vizatime dhe karikatura të momentit.
Z. Shandor nuk është i vetmi mësues që aktualisht lufton në vijën e parë. Sipas ministrit të Arsimit të Ukrainës, Serhiy Shkarlet, rreth 900 mësues i janë bashkuar forcave të armatosura deri më tani.

“Ne jemi krenarë për secilin prej tyre. Ne kemi njerëz që i janë bashkuar forcave të armatosura të Ukrainës edhe në Ministrinë e Arsimit”, është shprehur Shkarlet.

Një rast tjetër është edhe ai i një tjetër mësuesi, Anton Tselovalnyk.

Capture

Mësimet iu anuluan gjatë dy javëve të para të luftës, por me kalimin e kohës, shkollat me të cilat ai kishte punuar në të kaluarën filluan t’i dërgonin mesazhe duke i kërkuar ndihmë.

42-vjeçari u përgjigj menjëherë, duke zgjedhur të zhvillonte klasa në llogore ose në banesat aty pranë për personelin e mbrojtjes së territorit të vendit. Asgjë nuk mund ta ndalojë atë të humbasë një orë mësimi, madje as moti i ftohtë.

Ai thotë se në fillim, mësimi nuk kishte të bënte me dmësimdhënien, por me të folurit dhe të mëbsteturit moralisht dhe psikologjikisht njëri-tjetrin.

“Mund ta imagjinoni, fëmijët shkonin në shkollë çdo ditë dhe më pas ajo u ndal papritur. Gjëja më e rëndësishme tani është të ruash lidhjen mes të shkuarës dhe të ardhmes. Për mua kjo ëhstë domethënia e mësimdhënies tani”, tha ai.

Një nga studentët e tij, 17-vjeçarja Viktoria Volkova, thotë se leksionet e Z. Tselovalnyk janë qesharake dhe se kjo ëhstë një mënyrë që ai ka zgjedhur për të mbajtur klasën në një humor të mirë.

“Është shpërqendrimi më i mirë,” thotë ajo, duke shtuar se mësuesi i saj shpesh do t’i tregojë klasës ambientin ku ndodhet, duke u treguar atyre për llogoret në ndërtimin e të cilave ai ka ndihmuar dhe vendet ku ai ulet dhe shikon yjet.

“Ai është i zhytur në mendime dhe i kujdesshëm gjatë leksioneve. Gjithmonë kërkon komente, duke u përpjekur ta mbajë temën interesante për ne,” shton Volkova.

Mësues të tjerë, si Maksym Kozemiaka, po përdorin aftësitë e tyre mjekësore për të ndihmuar ushtrinë.

Capture

Profesori 41-vjeçar i mjekësisë së traumës në Universitetin Shtetëror të Zaporizhzhia kuptoi se mund të ishte i dobishëm në spitalin ushtarak të qytetit dhe doli vullnetar për të ndihmuar.

Por pas disa ditësh duke punuar atje, ai zbuloi një mënyrë për t’i ndihmuar studentët e tij të vazhdojnë studimet.

“Ne menduam se mund të zhvillojmë klasa online. Ne tashmë kishim përvojë në mësimdhënien në internet gjatë Covid”, thotë ai.
Dhe kështu pas dy javëve të para sfiduese të luftës, z. Kozemiaka rifilloi mësimdhënien duke i lënë studentët e tij ta shikonin atë duke kryer operacione në internet.

Ata përdorin një përzierje të orëve online dhe realitetit për të lejuar studentët e tyre të marrin pjesë dhe të komentojnë operacionet edhe nga shtëpitë e tyre.

“Ne u kemi mësuar mjekëve dhe studentëve të rinj se si të merren me plagët luftarake,” thotë ai.
Daryna Bavysta, i është bashkuar klasave të z. Kozemiaka dhe thotë se ka mësuar shumë që nga rifillimi i tyre.

“Tani kuptoj gjithçka që ndodh në tryezën e operacionit. Maksym shpjegon gjithçka gjatë operacioneve të tij live online – çfarë po bën dhe si”, thotë ajo.

Por ajo është e shqetësuar për mësuesin e saj.

“Nuk është vetëm e vështirë psikologjikisht, por edhe fizikisht – ju dëshironi t’u jepni gjithçka njerëzve që po trajtoni. Ushtarëve tanë”, tha Bavysta

Për z. Kozemiaka, braktisja e orëve të mësimit nuk ishte një opsion.

“Mësimdhënia është puna e jetës sime. Nuk mund ta braktisja. Ne ishim në rrugën e duhur si vend para luftës dhe jemi ende, kështu që duhet të luftojmë së bashku për fitoren tonë dhe të qëndrojmë të bashkuar. Është e rëndësishme të vazhdoni të punoni në atë që keni bërë më parë. Pse duhet të na ndalojë një luftë?”, ka deklaruar pedagogu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb