Ministri rus i Ekonomisë ka bërë me dije se vendi i tij rrezikon të përjetojë një situatë ku shumë qytetarë do të përballen me humbje të punës si dhe rënie të investimeve. Ky paralajmërim vjen në një kohë që Perëndimi ka vendosur sanksione të shumta ndaj Moskës si pasojë e nisjes së agresionit ndaj Kievit.

Ministri, Maksim Reshetnikov ka deklaruar se papunësia qëndron në vetëm 4%, por se kjo situatë nuk duhet të krijojë ide të gabuara.

“Një krizë e zgjatur e kërkesës mund të çojë në një ulje të punësimit. Ne shohim se këtu ka rreziqe”, tha ai.

Vështirësitë e Rusisë në lidhje me ekonominë janë vënë re që në sanksionet e para të ndërmarra nga vendet perëndimore.

U desh ndërhyrja e Bankës Qendrore të Rusisë, që të përmirësonte gjendjen e monedhës vendase.

Ndërhyrjet përfshinin kufizimin e sasisë së parave që njerëzit mund të transferonin jashtë vendit, si dhe detyrimin e eksportuesve të konvertonin 80% të të ardhurave të tyre jashtë shtetit në monedhën ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb