ISIS ka kërcënuar se do të vrasë princin George në shkollën e tij. Mesazhet për vilën që i referohen familjes mbretërore janë zbuluar në telegramin e shërbimit sekret të mesazheve.

Ekstremistët, mbështetës të ISIS kanë kërcënuar se do të sulmojnë princin George në shkollën e tij në Londër, duke paralajmëruar se: “Edhe familja mbretërore nuk do të mbetet pa u prekur”.

Ekstremistët dyshohet se postuan mesazhin së bashku me një foto të mbretit të ardhshëm duke hyrë në shkollën e tij Battersea në Telegram, një aplikacion i koduar i mesazheve.

George

Mesazhi përfshiu adresën e shkollës Battersea të Thomas-it dhe në përshkrim kishin shkruar se ‘shkolla fillon herët’. Ekstremistët islamikë preferojnë telegramin sepse mesazhet janë të koduara dhe mbajnë fshehtësinë e përdoruesit.

“The star” të dielën raportoi gjithashtu tekstin e fjalëve në arabisht, që përkthehej: “Kur lufta vjen me melodinë e plumbave, ne zbresim në mosbesim, duke dëshiruar hakmarrje”.

Banorët që jetojnë pranë shkollës së princit Xhorxh, si dhe prindërit e nxënësve të tjerë, kishin ngritur shqetësime rreth sigurisë në Battersea të Thomas dhe jetën e fëmijëve të tyre.

Vetëm katër ditë para se Xhorxhi të niste shkollën, një grua ka filmuar veten duke ecur nëpër korridoret e shkollës e pakontrolluar, duke u shprehur e habitur për mungesën e sigurisë që ekzistonte në atë shkollë.
shkolla e princit

Ndërkohë në shtator, një grua u arrestua në shkollë pasi u përpoq të hynte në të dy herë brenda 24 orëve. Si rezultat, Policia Metropolitane tha se do të rishikonte rregulat e sigurisë dhe masat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb