Në takimin me të rinjtë që kanë përfunduar praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ndau edhe një bisedë interesante që ai kishte zhvilluar dje me ish-Presidentin Alfred Moisiu, me të cilin mbollën 110 selvi në Unazën Jugore të Tiranës.

“Dje isha me një zotëri, që sot është 89 vjeç, me Presidentin Alfred Moisiu. Gjëja më e bukur që më tha është: kur mbylla mandatin në Presidencë zbulova se kisha marrë detyrën më të rëndësishme që njeriu mund të marrë në jetë. Unë e pyeta: Cila është detyra më e rëndësishme që mund të ketë njeriu në jetë, pasi është bërë President i një vendi? Ajo e qytetarit, – m’u përgjigj, – kjo është detyra më e rëndësishme që njeriu mund të ketë në jetë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se pavarësisht se mund të kesh ofiqe, mund të bësh karrierë, të kesh poste të ndryshme, por të jesh qytetar është detyra më e rëndësishme. “Të thuash në moshën 89-vjeçare: Po, unë jam qytetar dhe detyra ime sot është shërbej qoftë edhe duke mbjellë 110 selvi. Ndaj, sikur secili prej nesh ta marrë seriozisht këtë dhe të thotë: Po, unë kam një karrierë, bëj një punë, kam një jetë personale, por mbi të gjitha kam një detyrë fisnike, atë të të qenurit qytetar dhe duhet të sillem si i tillë”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb