Ai është një nga personazhet më karizmatikë të sportit. E kemi fjalën për Conor McGregor, i cili është një nga kampionët absolut të UFC.

Në karrierën e tij në këtë sport, McGregor herë ka fituar e herë ka humbur, por megjithatë është renditur në krye. Mediat shkruajnë, se hera e vetme që McGregor ka ndjerë pak frikë ka qenë takimi me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Kampioni i UFC ndodhej në Moskë për të parë finalen e Kupës së Botës 2018 dhe u takua me Presidentin. Ata bënë një foto së bashku, por gabimi i McGregor ishte kur i hodhi krahun në shpatulla Putin-it.

Në këtë moment një nga truprojat i thotë që të ulë krahun, dhe pikërisht në këtë çast shprehia e fytyrës së McGregor ndryshon menjëherë. Ata më pas realizuan një foto disi të distancuar, por hutimi në fytyrën e sportistit dukej qartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: