Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një takim me të rinj në Kombinat, ndërsa është kthyer pas në kohë ku ka bërë një bilanc të punës së deritanishme në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi kohën kur mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa the se në atë kohë kishte gjetur vetëm 78 llamba që ndriçonin në kryeqytet, ndërsa shtoi se të tjerat ishin djegur.

“Më kujtohet kur erdha në kryet të bashkisë së Tiranës kishte vetëm 78 llamba që ndriçonin në Tiranë. Kishte shtylla që qëndronin kot pa drita. Po ashtu dhe kjo fushë ku gjendemi sot është ndërtuar në atë kohë. Në atë kohë kur ne filluam që të punojmë për të nisur një transformim që dukej i pamundur. Sot është kohë tjetër, problemet e sfidat janë të tjera. Është me rëndësi që njerëzit të kuptojnë se realisht nuk ka kohë për të kthyer kokën pas dhe për të bërë hapa pas. Një hap para dy mbrapa, kjo ka qenë historia e 100-dra viteve. Këto tani janë hapa të një maratone, dhe jo të një sprinti. Përpjekja për Shqipërinë është maratonë.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb