Autori i dyshuar për vrasjen e familjes shqiptare në Greqi, është dorëzuar në polici. Bëhet fjalë për ish-bashkëshortin e Marias, e cila u gjet e vrarë bashkë me burrin dhe dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç. Ngjarja tragjike ndodhi në Andravida të Greqisë. Babai i 11-vjeçarit, që jeton në Lutraki, i vetmi i mbetur gjallë nga familja shqiptare, mohoi të ketë gisht në krim.

Ai tha se gjatë kohës kur ka ndodhur krimi ka qenë në punë dhe për këtë kishte dëshmitarë. Mediat greke raportojnë se paralelisht policia po kërkon për djalin e pronares së banesës ku jetonte me qira familja shqiptare, me të cilin thuhet se kanë pasur konflikte për çështje ekonomike.

Policia greke po heton në një pistë të gjerë, pa përjashtuar asgjë ndërsa opinioni publik grek dhe ai shqiptar është shokuar nga vrasja makabre e dy vogëlushëve dhe prindërve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb