Kopjet e ”Apple Daily”, një tabloid pro demokracisë së Hong Kongut kanë thyer një rekord prej 500 000 kopjesh të shitura, në vend të 80 mijë kopjeve që shiteshin zakonisht.

Si pasojë e operacioni policor me 500 agjentë në redaksinë e gazetës dhe arrestimet e drejtorit të saj, Ryan Law dhe menaxherit të lartë të kompanisë botuese ”Next Digital”, banorët e ish-kolonisë shprehën solidaritetin e tyre në një veprim spektakolar pro lirisë së shtypit.

Gazeta e njohur, është themeluar 26 vjet më parë nga Jimmy Lai, në burgu prej vitit 2020.

Përveç pesë arrestimeve, policia ngriu asete të vlefshme me vlerë 2,3 milionë dollarë, në pronësi të tre kompanive të lidhura me gazetën.

Ky ishte operacioni i dytë policor, pas atij të realizuar vitin e kaluar me arrestimin e manjatit Jimmy Lai, një aktivist pro demokracisë dhe kritik i Pekinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb