Marrëdhëniet mes nuseve dhe vjehrrave janë shpesh pjesë e barsoletave të cilat vënë në pah se këto dy personazhe nuk shkojnë aspak.

Megjithatë ishte pikërisht një telefonatë nga vjehrra, ajo që i ka shpëtuar jetën një 36-vjeçare britanike.
Faye Matthews, ka rrëfyer se ka qenë ora e saj smart ajo që e ka shpëtuar nga sulmi brutal nga i të dashurit.

Pasi e sulmoi dhe i nxiu syrin, ishte pikërisht përgjigjja ndaj telefonatës së agresorin 40 vjeçar, ajo që ndihmoi Faye të mos humbiste ndoshta edhe jetën.

Mamaja e Benjamin Rumfitt, kur dëgjoi situatën dhe sulmin makabër që djali i saj po i bënte bashkëshortes, lajmëroi menjëherë policinë.

“Krishtlindja ishte një kohë e veçantë për ne. Dita e Krishtlindjeve ishte takimi ynë i parë dhe Viti i Ri ishte ditëlindja e vajzës sime. Sulmi erdhi krejt papritur, vetëm pak minuta pas numërimit mbrapsht të mesnatës dhe mendova. Mendova se ai do të më vriste”, ka rrëfyer Faye.

Çifti u takua për herë të parë si adoleshente ndërsa punonin në Morrison dhe u rilidhën pesë vjet më parë në rrjetet sociale.

Ata kishin një takim të parë “të bukur” në ditën e Krishtlindjeve 2017 dhe nisën të bashkëjetonin një vit më vonë.

Faye është shprehur se në fillim Rumfitt ishte dominant, por se gjithçka shkonte mirë, megjithatë në fund të vitit 2021, ai ishte gjithnjë e më i stresuar.

Pavarësisht problemeve të tij, çifti gjithsesi festoi Krishtlindjet së bashku si familje me dy fëmijët e Faye.

Në natën e Vitit të Ri, ata shijuan një festë në një park dhe mezi prisnin ta kalonin mbrëmjen vetëm ndërsa fëmijët ishin në një gjumë.

Por nata u bë e dhunshme kur Rumfitt i acaruar doli nga tualeti i dhe i tha se nëse do të ndaheshin atëherë ishte i bindur që ajo do të niste një lidhje shumë shpejt me dikë tjetër.

Faye rrëfeu se u mundua që ta ndalonte, por partneri i saj i tha se shpresonte që të vdiste, përpara se të niste sulmin.

“Ai ishte shumë afër meje në divan, dhe dëgjoja frymëmarrjen e tij që po bëhej gjithnjë e më e fortë. Ai më vuri duart rreth qafës dhe filloi të më shtrëngonte gjithnjë e më shumë. Nuk mund të merrja frymë. Po mbytesha dhe shikoja gjak. Më tërhoqi në tokë dhe më goditi pa pushim në fytyrë. Mendova se do të më vriste.

Ai më goditi 10 herë ndërsa i lutesha të ndalonte. Iu luta të më linte sepse dëshiroja që të shihja sërish fëmijët e mi. Ai ndaloi për një moment, dhe unë shfrytëzova rastin dhe ika nga shtëpia.

“Në një moment u largova dhe dola në kopsht të kërkoja ndihmë, por ai erdhi pas meje dhe më sulmoi përsëri duke më futur gishtin e madh të dorës në sy dhe duke më shtrënguar. Dhimbja ishte e tmerrshme. Në një moment mamaja e tij telefonoi dhe fatmirësisht arrita që të përgjigjesha”, tregoi ajo

Pasi u përgjigj, Faye nuk foli në mënyrë që vjehrra e saj të dëgjonte se çfarë po ndodhte, e cila telefonoi policinë dhe i biri u arrestua.

Faye e mavijosur u dërgua në spital, ndërsa shpjegoi që një sfidë më vete ishte fakti se si do tu shpjegonte fëmijëve pamjen e saj pas sulmit.

“Ishte e tmerrshme të shfaqesha para fëmijëve një ditë më pas. U përpoqa t’u thosha se kisha Covid, por fytyra ime ishte në gjendje të mjerueshme.

Nuk mund të drejtoja makinën për dy javë, nuk ndjeja asgjë në njërën anë të fytyrës sime, kisha shumë takime në spital për syrit. Ishte thjesht e tmerrshme”, rrëfeu ajo.

Rumfitt u burgos për dy vjet e dhjetë muaj pasi u deklarua fajtor për plagosje me dashje.

Faye tani është e vendosur të lërë tmerrin pas saj dhe shpreson të ndihmojë të tjerët duke folur hapur në lidhje me ngjarjen.

“Ndihem e zhgënjyer me dënimin e agresori im mori, por do ta lë pas të gjithën këtë. Tani po shikoj nga e ardhmja.

Këshilla ime për gratë e tjera do të ishte të tregohen të kujdesshme e të vëzhgojnë personin me të cilin kanë një marrëdhënie.

Sigurohuni që ai të jetë i sigurt. Një kërkim i shpejtë në Google mund t’ju shpëtojë jetën”, u shpreh ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: