Fansat e grupit suedez të popit ABBA nuk mundën të prisnin asnjë minutë më shumë për të marrë në dorë albumin e parë pas ribashkimit të grupit, ndërkohë që shumë prej tyre mbajtën radhën nëpër dyqane deri në mesnatë.

Në Berlin, për shembull, ata ”u lanë” nën shiun e dendur jashtë ”Dussmann”-it, një dyqan i specializuar për muzikë dhe libra, i cili kishte një shitje speciale duke filluar nga ora 23:59.

Albumi i ri është i disponueshëm në CD si dhe në kasetë, në përputhje me ringjalljen e viteve ’70.

Fansat shprehën qëndrime pozitive në rrjetet sociale për albumin.

Gazeta kryesore suedeze ”Dagens Nyheter gjithashtu” i bëri albumit një koment të shkëlqyer.

“Voyage” e ABBA do ta bëjë botën të kërcejë e të këndojë”, ka qenë verdikti i kritikut të muzikës, Martin Nystrom.

Albumi përmban këngët e publikuara më parë “I Still Have Faith In You”, “Don’t Shut Me Down” dhe “Just A Notion” dhe shtatë këngë të tjera nga Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid ( Frida).

Fakti që “Voyage” përmban muzikë tipike të ABBA-ve me melodi tërheqëse, vështirë se mund të injorohet me regjistrimet e reja, siç ishte tashmë rasti me “I Still Have Faith In You”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: