Fluturo e fluturo dhe përfundoi në kokën e një lojtareje futbolli, shkruhet në faqen italiane të internetit, today.it.

Një ekzemplar shumëngjyrësh papagalli ”bëri” një shfaqje në stadiumin ”Teresopolis”, pranë Rio de Zhaneiros.

Papagalli ndërpreu lojën duke u futur në fushë gjatë një ndeshjeje futbolli për femra.

Para se të fluturonte, në anën tjetër të fushës, papagalli vendosi të argëtojë edhe vetë futbollistet për disa minuta.

Videoja u shpërnda në profilin twitter të ABC News dhe tregoi tek mijëra përdorues se si një ndeshje futbolli mund të ndërpritet nga një papagall.

Ara, emri i papagallit u mbështet në kokën e mbrojtëses Bruna Benites.

Lojtarja ngriti duart pasi papagalli u ul në kokën e saj. Ajo mbeti e palëvizur ndërsa shoqet e saj të ekipit shijuan shfaqjen emocionuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb