Një mosmarrëveshje banale midis dy fqinjëve e ka kthyer një rrugë të qetë banimi në një destinacion turistik që është bërë shpejt viral, shkruan faqja e internetit today.it.

Pema e prerë përgjysmë, në periferi e Shefildit ka qenë motivi i kësaj zënke mes fqinjësh.

Pema që dikur qëndronte në kopshtin e familjes Mistry, në fakt ishte prerë në pjesën që shfaqej mbi shtëpinë e fqinjëve pasi banorët u ankuan për zogjtë që folezuan atje.

”Ne ishim miq shumë të mirë”, u tha gazetave britanike 56-vjeçari Bharat Mistry, pronar i lëndinës së vogël ku qëndron pema.

“Ka qenë atje që kur u ndërtua shtëpia dhe kurrë më parë nuk kemi pasur ndonjë problem të madh. Por, kopshtarët brenda natës erdhën dhe prenë gjysmën e pemës. Ne nuk kemi biseduar me njëri-tjetrin që nga ajo kohë”, theksoi ai.

Padyshim që zogjtë janë kthyer, problemet e fqinjit me dëmtuesit kanë mbetur dhe ka gjithashtu një turmë vëzhguesish që tani kanë zgjedhur pemën si një selfie pas fotot e bimës janë shpërndarë në internet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: