Analisti Genc Burimi, në një lidhje Skype me studion e lajmeve në News24, u shpreh se konfiskimi i bërë sot në mënyrë të paligjshme në “Prestige Resort”, vjen si hakmarrje nga qeveria.

Sipas tij kjo është hakmarrja e Edi Ramës, pas letrës së hapur drejtuar institucioneve ndërkombëtare të bërë pak ditë më parë nga “Hysenbelliu Group”, lidhur me sulmet e vazhdueshme që kryeministri ka bërë ndaj mediave dhe bizneseve të këtij grupi.

Burimi tha se Edi Rama mund ta kuptonte këtë që bën, vetëm nëse pasi të ikë nga pushteti, t’i marrin shtëpinë në Surrel.

“Pas letrës së hapur që i bëtë institucioneve europiane, e prisja këtë hakmarrje të tij. Regjimi i tij më kujton ish-regjimin monarkik francez.

Uroj që ditën kur Edi Rama nuk do të jetë më në pushtet, do dëshiroja që të shkonin e t’i merrnin shtëpinë që ka sot në Surrel, dhe të dëgjohej të thoshte se ‘kjo nuk është demokratike’.

Politika është të mbrosh të mirën publike, dhe sot çdo shqiptar që mendon se ka një borxh ndaj kombit të tij, duhet të angazhohet në politikë për t’i sjellë fundin sa më shpejt të këtij regjimi”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb