Ditën e Krishtlindjes, rreth 75 000 persona u zgjuan me një dhuratë që ishte e papritur.

Në llogarinë e tyre rrjedhëse kishte shkuar një bonus i kredituar nga banka ”Santander” për klientët e saj në Britaninë e Madhe, shkruan faqja today.it.

Por, paratë e disbursuara, rreth 130 milionë sterlina, ishin dërguar gabimisht duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm institucionit bankar.

Siç raporton media britanike, tashmë stafi i bankës po përpiqet të rikuperojë paratë, që sigurisht nuk është një detyrë e lehtë, duke qenë se disa kredi janë dërguar në llogaritë rrjedhëse të bankave rivale.

Gabimi fatal kishte ndodhur në momentin e pagesave të rreth 2 000 llogarive të korporatave, që ishin bërë dy herë.

Kontaktet me bankat e tjera kanë nisur, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me personat që kanë shpenzuar tashmë paratë e ardhura gabimisht ose nuk kanë ndërmend t’i kthejnë.

Ka të ngjarë që vetë banka ”Santander” do t’i duhet të kontaktojë individualisht klientët, përfshirë individë dhe kompani, në përpjekje për të rikthyer paratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: