KAMBOXHIA- Një shaka e krijuar nga drejtuesit e një televizioni në Kamboxhia ka bërë që të shpërthejnë rrjetet sociale. Një vajze 13-vjeçare amerikane iu tha që do të takonte mamanë e saj në një shfaqje direkte pas shumë vitesh ndarje.

Vajza e përlotur po priste të takonte mamanë e humbur por në vend të saj u paraqit një mashkull i veshur si femër. Kaq mjaftoi që përdoruesit e rrjeteve sociale në mbarë botën të sulmonin me fjalët më të ashpra televizionin.

Autumn Allen ishte braktisur nga nëna e saj që në moshë të vogël dhe në moshën 7-vjeçare u transferua në Kamboxhia me babain e saj. Mamaja e saj mendohet të jetojë në Arizona, SHBA, por vogëlushja nuk e ka takuar asnjëherë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: