Xherdan Shaqiri do të jetë në një skuadër me Mohamed Salah. Historia e të dy yjeve është e përbashkët pasi që të dy yjet fillet e karrierës i kanë të gjiganti zvicërian, Basel.

Madje, kur Xherdan Shaqiri ishte yll i Baselit, Mohamed Salah ishte fare i panjohur dhe po tentonte të dëshmonte veten te kjo skuadër.

Salah e kishte treguar veten në një ndeshje miqësore e zhvilluar mes Basel dhe Egjip U23. Shaqiri e Salah kishin shënuar gola në këtë përballje e cila i kishte takuar skuadrës zvicëriane me rezultat 4-3. Pas kësaj ndeshje, Baseli e kishte marrë Salahun në prova.

Shaqiri ka treguar se kishte stërvitur tre herë me Salah, para se të transferohej në Bayern Munchen.

Pas largimit të kosovarit, Salah filloi të tregojë kualitetet e tij duke u shndërruar në një talent me të ardhme të madhe.

Pikërisht Salah ishte ai që e plotësoi boshllëkun e largimit të Shaqirit.

Gjashtë vite më pas, Shaqiri e Salah janë përsëri bashkë në një skuadër tjetër ku do të japin maksimumin e tyre. Të dy kanë shumë të përbashkëta, të dy janë pothuajse në të njëjtën moshë, të dy kanë një këmbë të bukur të majtë, janë të shpejtë dhe të ndërlikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb