Larg diskutimeve mbi debatet politike, gazetari Blendi Fevziu shfaqet ndryshe këtë të diel. Ai ka zgjedhur që të kalojë fundjavën në kalanë e Petrelës.

Ka qenë vetë gazetari që ka shpërndarë një video të tij në rrjetet sociale, ku shfaqet duke parë një filxhan kafeje. Pasi ka pirë kafen turke, Fevziu ka vendosur që të marrë një tjetër rol, atë të ‘fallxhorit’, duke lexuar fatin në llumin e kafesë.

“Ta lëmë filxhanin të thahet njëherë. A shohin njerëzit filxhan?! Një rrugë e shoh, lajm i mirë po vjen nga larg” – thotë Fevziu gjatë leximit të filxhanit, ndërsa videon e etiketon me mbishkrimin; “Kur sheh filxhan si plakat e lagjes në fëmijëri…”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: